Babai i mjekut Evin Prifti, Mihal Prifti ka folur në lidhje me akuzat që rëndojnë mbi djalin e tij, teksa i quan të pavërteta. Ai shkruan se SPAK nuk ka asnjë provë për akuzat e bëra, ndërsa thotë se i kanë sekuestruar paratë Edvin Priftit, si dhe krusimet e tij dhe të bashkëshortes së tij në 30 vite.
“Jemi dy bashkëshortë në pension. Kemi jetuar me nder, kemi punur me përkushtim për më shumë se 50 vjet secili. Në punën tonë kemi qënë të sukseshëm dhe kemi dhënë kontribute me vlera. Jemi prindër të lumtur të dy fëmijëve të mrekullueshëm që i kemi rritur me sakrifica dhe i kemi edukuar më së miri. Dhe ata u bënë të mbarë dhe shumë të suksesshëm në profesionet e tyre. Ne n’a kanë bërë gjyshër të lumtur.
Por ja erdhi një ditë dhe SPAK ndaj djalit tonë hodhi një lumë me akuza të pavërteta, duke e barazuar atë me kriminelët ordinerë, kur ai ka shpëtuar nga vdekja e sigurtë mijra qytetarë. Ata nuk kanë asnjë provë për të mbështetur akuzën e tyre. SPAK ka bërë sekustro paraprake të pareve të depozituara në bankë. Këto pare ai i ka fituar me punë të ndershm jashtë shtetit dhe në Shqipëri. Një pjesë e tyre janë nga kursimet tona në 30 vjetët e fundit. Të gjitha këto janë të verifikuara dhe të dokumentuara nga Ekspertë Kontabël.
SPAK jo vetëm që nuk i konsideron këto dokumenta por as nuk merr mundimin t’i verifikojë me ekspertët e saj. Dhe në këtë mënyrë SPAK ka gati një vit e gjysëm që e ka pezulluar nga puna. Eshtë e qartë strategjia e ndjekur : t’a ndalojnë të ushtrojë profesionin. Kjo për një specialist të nivelit të djalit tonë që në të gjitha etapat e shkollimit dhe specializimit ka marrë “Medalje Ari”, si dhe disa Çmime të rëndësishme Evropiane dhe një Çmim Ndërkombëtar, është shumë e rëndë. Për ne prindrit e tij janë të papranushme akuzat e pabazuara. Falenderojmë nga zemra të gjithë ata që e kanë mbështetur: miqtë, shokët, pacientët dhe dashamirësit. Mëshirojmë ata që kanë vjellur vrer nga mosdija apo zemërligësia” shkruan ai.