Hodhi gruan nga ballkoni, 47-vjeçari mohon ngjarjen: U hodh vetë

0
75
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Fierit ka lënë në burg 47-vjeçarin, Saimir Rrapollari, i cili pasditen e 25 korrikut keqtrajtoi dhe hodhi nga kati i dyte i banesës së saj ish-bashkëshorten e tij, 38-vjeçaren Elisjona Sulejmani.Gjyqtari, Piro Sota, ka vendosur masën ” arrest në burg pa afat” për 47-vjeçarin, masë e kërkuar edhe nga prokurori Dorjan Tafili. Para gjykatës, ai ka mohuar  ngjarjen duke deklaruar se kishte shkuar në për të marrë vajzën pasi ka nënën e sëmurë  dhe se viktima është vetëhedhur nga ballkoni. Ngjarja ndodhi ne 25 korrik në qytetit të Patosit, ku prej tre muajsh jetonte me qira 38-vjeçarja, së bashku me dy vajzat e saj minorene.

Zjarr Tv Ad