Holanda dhe Britania nisin zgjedhjet për Parlamentin Evropian

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në Holandë dhe Britani të Madhe nisën sot votimet për zgjedhjet e Parlamentit Evropian.

Vendet e tjera të Bashkimit Evropian do të votojnë në ditët në vazhdim, ndërsa i tërë procesi do të përfundojë më 26 maj.

Mbi 400 milionë qytetarë me të drejtë vote do të zgjedhin 751 eurodeputetë.

Zgjedhjet zhvillohen në kohën kur po rritet mbështetja për nacionalistët dhe populistët, që duan t’i frenojnë përgjegjësitë e BE-së, ndërsa fuqitë tradicionale, si Franca dhe Gjermania, këmbëngulin se uniteti është opsioni më i mirë përballë sfidave ekonomike dhe të sigurisë.

Sondazhet e opinionit parashohin rritje të dukshme të forcave nacionaliste.

Këto janë zgjedhjet e nënta për Parlamentin Evropian prejse ato kanë nisur të mbahen në vitin 1979.

Pjesëmarrja thuhet se ka rënë me vite, ndërsa rekordin e ulët e ka shënuar në vitin 2014, me 43%.

 

Zjarr Tv Ad