Holanda nuk e shpëtoi dot Zhakun, ngordh luani që u keqtrajtua në kopshtin e Fierit

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në tetor të vitit 2018 u publikuan pamjet e tmerrshme të kushteve ku rriteshin tre luanë në një kopsht zoologjik në Fier. Pasi imazhet u bënë virale, një qendër për kujdesin e kafshëve në Hollandë pranoi që të përmirësonte jetesën e luanëve Lensi, Boby dhe Zhak.

Mbrëmjen e kaluar është dhënë lajmi i keq për njërin prej tyre. Dy muaj pasi ishte dëguar në Holandë për trajtim, Zhak ngordhi.

Në një postim në Facebook, qendra “Felida” shkruajti se luani ishte i vecantë, por organet e tij ishin dëmtuar shumë nga pasojat e keqtrajtimit në Shqipëri.

Shkrimi i qendrës Felida

“Vetëm dy muaj pasi erdhi në FELIDA dhe përjetoi rërën dhe diellin me putrat e tij për herë të parë, ne duhet ti jepnim lamtumirën më shpejt se sa duhej Zhakut tonë të bukur. Ky luan miqësor dhe mbresëlënës, i cili jetonte në një ferr në Tokë për vite në një kopsht zoologjik privat në Shqipëri, nuk është më me ne. Zemrat tona janë thyer dhe na vjen keq që duhet ta ndajmë lajmin e trishtuar me ju.

Kur ne shpëtuam Zhakun në tetor të vitit të kaluar nga ‘kopshti zoologjik më i keq i Evropës’, së bashku me luanët Bobby dhe Lenci, dhe disa kafshëve të tjera të egra, ne kishim menduar një të ardhme ndryshe.

Por ishte shumë vonë për Zhakun. Veshkat e tij ishin shumë të dëmtuara. Mjekët tanë veterinarë kuptuan se Zhaku kishte pësuar një mosfunksionim të veshkave vitin e kaluar.

Megjithë këtë lajm, ne vazhdonim të mendonim ti jepnim një jetë më të mirë Zhakut me ndihmën e ilaçeve. Këtë javë, gjendja u përkeqësua, prandaj kërkuam që të vinte urgjent veterineri Marc Gölkel. Aty kuptua, se nuk na kishte mbetur më asgjë që mund të bënim për të. Nuk kishim zgjidhje tjetër vecse ti jepnim lamtumirën. Kujdesi ndaj kafshëve nga vuajtjet kur nuk ka shpresë për përmirësim, është një pjesë e vështirë, por e rëndësishme e punës sonë. Edhe kjo është një pjesë e mirëqenies së kafshëve.

I dashur Zhaku, ne do të donim të të jepnim më shumë se aq. Ne donim të të jepnim një jetë të mirë. Ti e meritoje këtë pas gjithë atyre viteve vuajtje. Ne shpresojmë që të ka gëzuar rëra, bari, paqja, dhe dielli gjatë kohës së shkurtër që kalove me ne. U prehsh në paqe.”

 

Zjarr Tv Ad