HOLANDA, SKEPTIKE PËR NEGOCIATAT

0
246
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një grup deputetesh holandezë ndodhen ne Tirane për të parë nga afër progresin e shënuar në 5 prioritetet kyçe, e veçanërisht në luftën kundër krimit dhe zbatimit të reformës në drejtësi. “Ne po vlerësojmë 5 kriteret e përcaktuara me progresin e bërë ose jo mbi këto kritere. Për shembull sa i takon procesit të vettingut ne shohim se kanë ndodhur 6 apo 7 raste të vetingut, por duhet të kalojmë mbi rreth 800 raste. Po ashtu kemi parë progres në luftën kundër krimit të organizuar, por kemi parë se në Holandë numri i shqiptarëve të arrestuar me akuza serioze është më shumë se dyfishi në periudhën e fundit. Qeveria jonë është ekstremisht hezituese dhe është më hezitues se vende të tjera në Bashkimin Europian. Por nuk është vetëm në këtë situatë. Nëse shoh Francën dhe Gjermaninë, do të shihni hezitim per të hapur negociatat.” I pyetur mbi ndëshkueshmërinë e zyrtarëve të lartë, siç është hetimi që po bëhet ndaj ish-ministrit të brendshëm Tahiri, deputeti holandez kërkoi që të bëhet kujdes. “Ne kemi vëzhguar ato raste, por do të ishte shumë e çuditshme nëse ne kërkojmë nga njëra anë të kemi një gjyqësor të pavarur dhe në anën tjetër të flasim për një emër të veçantë që duhet të shkojnë në burg. Është një mesazh i dyfishtë që nuk do e dëgjoni. Ne do të shohim që nuk janë ndëshkuar deri më tani janë të nivelit të ulët apo të mesëm, më tepër se të nivelit të lartë, por nuk mund të thuash se ai person duhet te shkoj në burg, pasi merr ekzakt të kundërtën e saj që kërkohet, çka përkon me pavarësinë e gjyqësorit.” Konkluzionet e grupit faktmbledhes do të diskutohen gjatë punimeve të parlamentit holandez në ditët që vijnë.

Zjarr Tv Ad