Hollywood, aktori i njohur ndahet nga jeta

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktori i famshëm Danny Aiello, i njohur për rolet e tij në filmat Do The Right Thing dhe The Godfather Part II, ka vdekur në moshën 86 vjeçare. Ai gjithashtu luajti rolin e babit të Madonnës në Papa Don’t Preach në vitin 1986. Familja e tij, me pikëllim të thellë, njoftoi vdekjen e tij. Ai u nda nga jeta në një spital më 12 dhjetor pas një infeksioni.

Një veteran i skenës dhe i filmit, Aiello ishte më i njohur për interpretimin e pronarit të restorantit të picave Sal në filmin “Do the Right Thing”. Roli i dha atij një nominim në Oscar për “aktori më i mirë mbështetës”.

Lindur në 1933, Aiello u rrit në Bronx, me pesë motrat dhe nënën, pasi babai i tij ishte larguar nga familja. Pasi mbaroi ushtrinë, punoi si shofer autobusi dhe balerin në klub nate, ai nisi aktrimin rreth moshës 30-vjeçare.

Zjarr Tv Ad