Homazhe për Azem Hajdarin/ Ilir Meta: Shpirti i protestës do rivendosë demokracinë që sistemi i llogaridhënies të funksionojë për 200 vitet e ardhshme

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta mbajti sot homazhe nderimi për liderin e Lëvizjes Studentore, Azem Hajdari, nga ku foli dhe për situatën aktuale të vendit duke theksuar se “kemi një rrezik serioz “

Meta bëri thirrje për protesta që “sistemi i llogaridhënies të funksionojë për 200 vitet e ardhshme”

Ilir Meta: Është një detyrim për të qenë sot këtu dhe për të kujtuar liderin e lëvizjes studentore, frymëzuesin dhe guximtarin e jashtëzakonshëm për atë lidership aq frymëzues që tregoi në kohët më të errëta duke frymëzuar shpresë dhe besim në atë përmbysje që ndodhi falë protestës dhe qendreses së studentëve, por edhe qytetarëve të tjerë që rrëzuan edhe murin e Tiranës, sikurse ishte rrëzuar më parë ai i Berlinit.

Ky nderim për Azem Hajdarin ka një rëndësi të madhe sepse si asnjë herë tjetër në këto 32 vite janë vënë në diskutim arritjes e demokracisë, lirisë, të drejtave të njeriut, por edhe ekzistenca e kombit tonë.

Mjafton të shikojmë sot në ditën e parë të shkollës numrin e nxënësve që janë regjistruar për të kuptuar se kemi një kërcënim serioz për ekzistencën e kombit tone, që vjen nga degradimi i vlerave të demokracisë.

Ndaj është shpirti i protestës ajo që do rivendosë demokracinë dhe të garantojë që sistemi i llogaridhënës të funksionojë për 200 vitet e ardhshme

Zjarr Tv Ad