Hong-Kongu protesta në Kuvend

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Fjalimi i përvitshëm i kryeqeveritares së Hong-Kongut u shoqërua të hënën me protesta nga deputetët opozitarë. Kërkesat për demokraci dhe pavarësi nga Pekini ndërprenë seancën e parë parlamentare prej muajit korrik. 

Kaosi dhe protestat në Hong-Kong u shtrinë të mërkurën edhe brenda organit legjislativ të vendit.

Të mbledhur që prej fillimit të trazirave, opozita e qytetit gjysmautonom kinez nuk lejoi guvernatoren Keri Lem të mbajë fjalimin e saj të përvitshëm politik.

Disa ligjvënës lëshonin slogane për demokraci dhe pavarësi nga Pekini, ndërsa të tjerë kritikonin dhunën e ushtruar ndaj qytetarëve këta muaj, dhe mbanin pankarta me udhëheqësen e vendit me duart me gjak.

Seanca e kuvendit u ndërpre duke detyruar guvernatoren Lem t’i adresojë nismat e ardhshme të qeverisë së saj përmes një telekonference.

200 zotimet më së shumti ekonomike nuk arritën megjithatë t’i japin zgjidhje 5 kërkesave kryesore të protestuesve për të drejtën e votës, faljen e aktivistëve të arrestuar apo hetimin e dhunës policore të këtyre muajve.

Qeveria nuk mundi të tërheqë formalisht as ligjin për ekstradimet e personave të kërkuar drejt Kinës, i cili provokoi rebelimin e qytetit në muajin qershor.

Fjalimi i kryeqeveritares së Hong-Kongut u shoqërua me protesta jashtë godinës parlamentare.

Ndërkaq në Uashington, deputetë republikanë dhe demokratë miratuan një rezolutë në përkrahje të demokracisë dhe të drejtave të Hong-Kongut.

Pekini shprehu indinjatën për nismën amerikane duke thënë se nëse hyn në fuqi, do dëmtonte seriozisht raportet Kinë-SHBA por edhe interesat amerikane.

Zjarr Tv Ad