Horoskopi ditor-02 Gusht 2020

0
200
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

E Diel, 2 Gusht 2020

Dashi

21 Mars – 19 Prill

Kjo e diel nuk është dita ideale për dashurinë sepse do të keni shumë pasiguri. Bëni durim me ndjenjat e juaja dhe tregohuni të kujdesshëm. Poashtu edhe në aspektin e punës bëni durim ngaqë gjërat do të ecin mirë në atë që jeni duke pritur.

Demi

20 Prill – 20 Maj

Ju jeni të gatshëm për lidhje prandaj nëse jeni vetëm, ky është momenti i duhur për të nisur. Tek puna gjërat mund të mos ecin ashtu siç ju dëshironi ngaqë problemet që mund të hasni mund të ju mundojnë shumë për ti zgjidhur.

Binjakët

21 Maj – 20 Qershor

Këtë të diel në dashuri mundohuni të shmangni debatet, ju do të ndiheni mjaft të lodhur, mirëpo mundohuni që të gjeni kohë për t’u relaksuar. Në aspektin e punës parashikohen disa zhvillime të reja.

Gaforrja

21 Qershor – 22 Korrik

Sot ju pret një ditë interesante ën dashuri, veçanarisht për personat që janë vetëm, mund të ketë zhvillime të mira. Në aspektin e punës mund të keni disa vonesa dhe vështirësi edhe në sferen financiare.

Luani

23 Korrik – 22 Gusht

Këtë të diel në dashuri mundohuni të flisni atë që mendoni. Ndërsa në aspektin e punës mundohuni të shmangni debatet dhe zënkat me të tjerët. Kështu bëni mirë të mos lodheni.

Virgjëresha

23 Gusht – 22 Shtator

Kjo e diel si në dashuri ashtu edhe në sferën profesionale paraqitet mjaft mirë për shkak të ndikimit të favorshëm të Hënës. Edhe pse Venusi nuk do të jetë në anën tuaj, problemet që shfaqen me pak përkushtim mund të tejkalohen lehtësisht.

Peshorja

23 Shtator – 22 Tetor

Kjo e diel nuk do të duket e mirë në dashuri sepse keni disa shqetësime që ju mundojnë, mirëpo gjërat po ecin mirë. Edhe në punë duhet të kuptoni që për të arritur rezultatet e dëshiruara, duhet durim dhe kohë.

Akrepi

23 Tetor – 21 Nëntor

Këtë të diel nervoza juaj mund të shkaktojë debate të panevojshme prandaj këshilloheni të shmangni debatet në dashuri. Edhe në punë situatat nuk janë ashtu siç dëshironi sepse mund të ketë disa dyshime.

Shigjetari

22 Nëntor – 21 Dhjetor

Këtë të diel raportet që mund lindin shihen të jenë të favorshme. Si në dashuri dhe familje ashtu edhe në punë mund të përballeni me debate dhe probleme që kërkojnë zgjidhje, por jeni të durueshëm.

Bricjapi

22 Dhjetor – 19 Janar

Sot duhet të jeni të qartë në dashuri dhe nëse jeni nervoz apo keni shqëtësime, mos u fjalosni me partnerin/en tuaj. Në sferën profesionale do të keni mundësi të mira që të rinisni ndonjë aktivitet të mëparshëm.

Ujori

20 Janar – 18 Shkurt

Kjo e diel është dita e duhur për të shikuar nëse partneri/ja juaj ju kupton. Në punë bëni mirë të mos përballeni me çështje ekonomike dhe financiare.

Peshqit

19 Shkurt – 20 Mars

Sot shihet një ditë e favorizuar për dashurinë, në të cilën mund të ketë ndjenja të forta me të lindurit e shenjës së demit dhe të akrepit. Në sferën profesionale sigurohuni të mos bëni gabime nëse jeni të angazhuar në projekt.

Zjarr Tv Ad