“Horrllëku rilindas ka marrë peng Parlamentin”/ Vasili: Zaptuesit e Ramës nuk lejojnë grupet e interesit të marrin pjesë në diskutimet për buxhetin 2023

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka denoncuar se Kuvendi nuk ka lejuar grupet e interesit që të marrin pjesë në diskutimet dhe dëgjesat për buxhetin e vitit 2023 në Komisionin e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale.

Përmes një postimi në Facebook, Vasili thotë se ky komision u ka mohuar grupeve të interesit të flasin, duke nisur nga Shoqata Doën Syndrome Albania, Together for Life, Shoqata e Invalidëve të Punës, Gender aliance for development center, Avokati i Popullit, Konfederata e Sindikatave tëe Shqiperisë, Qendra për Advokim Social.

Sipas deputetit të PL-së, horrllëku dhe debiliteti rilindas ka marrë peng Parlamentin. Ndër të tjera, Vasili thotë se zaptuesit e Ramës nuk lejuan as debatin për Aktin Normativ për vaksinat kundër koronavirusit.

Postimi i Petrit Vasilit:

Parlamenti i banditizmit dhe debilitetit rilindas asgjëson edhe fjaën e qytetarëve!

Sot denoncova nga Foltorja e Kuvendit te Shqiperise se si Grupeve te interesit ju mohohet dhunshem, si kurre me pare ne historine e Parlamentit Shqiptar, mundesia per tu degjuar ne diskutimin per Projekt Buxhetin vitit 2023 te Shendetesise dhe Çeshtjeve Sociale.

Komisioni i Shendetesise dhe Çeshtjeve Sociale i zaptuar nga rilindja, ju mohon grupeve te interesit mundesine qe te flasin ne Komision duke filluar nga Shoqata Doën Sindrome Albania, Together for Live, Shoqata e Invalideve te Punes, Gender aliance fot development center, Avokati i Popullit, Konfederata e Sindikatave te Shqiperise, Qendra per Advokim Social.

Zaptuesit rilindas, çirake te verber e qesharake te Rames, nuk lejojne as debatin per Aktin Normativ per Vaksinat anti Covid, qe Rregullorja e Kuvendit ka percaktuar shume qarte ne diskutimin e cdo ligji.

Vaksinimi i popullates u deklarua se do mbaronte qe ne prill te ketij viti, ndersa aktualisht nuk eshte vaksinuar as gjysma e popullsise, nderkohe qe keta blejne vaksina per Covid pa pushim.

Shkurt horrlleku dhe debiliteti rilindas ka marre peng parlamentin, qe aktualisht funksionon per turp e faqe te zeze.

Çdo debat qe nxjerr te vertetat i tmerron keta.

Kryetarja e Kuvendit Nikolla vetem rri e veshtron zhberjen e turpshme te parlamentit, pa levizur gishtin, ndonese pergjegjesi te renda institucionale bien mbi te per kete situate dramatike te parlamentit.

Zjarr Tv Ad