Hotelet i çuan çmimet në “stratosferë” për finalen e Conference League-s, Autoriteti i Konkurrencës i paralajmëron: Gjoba deri ne 10% të xhiros së vitit financiar paraardhës

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Autoriteti i Konkurrencës në Shqipëri ka paralajmëruar hotelet se do të gjobiten rëndë pasi rritën në stratosferë çmimet e dhomave pasi më 25 maj do të mbahet finalja e Conference League.

Autoriteti i Konkurrencës i ka bërë thirrje hoteleve të ofrojnë shërbime me çmime të arsyeshm ose në të kundërt do të ndëshkohen me gjoba deri në 10% të xhiros së vitit financiar paraardhës.

Njoftimi:

Nisur nga disa informacione shqetësuese në media në lidhje me rritjen e menjëhershme të çmimeve nga ana e ndërmarrjeve që ofrojnë shërbimin e hotelerisë apo akomodime të tjera të ngjashme  në qytetin e Tiranës, në kuadër të ndeshjes finale të Ligës së Konferencës midis skuadrave Roma-Feyenoord, e cila do të zhvillohet në Tiranë në datën 25 maj 2022, Autoriteti i Konkurrencës vendosi monitorimin e këtij tregu.

Nga monitorimi i platformave online që ofrojnë rezervime ambientesh fjetje si dhe nga monitorime në terren u identifikuan çmime tepër të larta për datat 23-25 maj 2022, krahasuar me periudha të tjera të vitit.

Autoriteti i Konkurrencës  iu kërkon ndërmarrjeve që ofrojnë shërbimin e  fjetjes në hotele dhe akomodime të ngjashme  në qytetin e Tiranës:

Të ofrojnë shërbime me çmime të arsyeshme, të orientuara drejt kostos;

Të mos anulojnë rezervimet e hershme me qëllim rishitjen në minutën e fundit me çmime disa herë më të larta.

Autoriteti i Konkurrencës iu bën me dije ndërmarrjeve që ofrojnë shërbimin e  fjetjes në hotele dhe akomodime të ngjashme  në qytetin e Tiranës që, nëse në përfundim të hetimit rezulton se rritja në mënyrë të menjëhershme dhe të pajustifikuar e çmimit të shërbimit të fjetjes në hotele dhe akomodime të ngjashme do të gjendet në kundërshtim me dispozitat e ligjit nr.9121/2003 “Për mbrojtjen e Konkurrencës”, shkelësit e ligjit do të ndëshkohen me gjoba deri ne 10% të xhiros së vitit financiar paraardhës.

Zjarr Tv Ad