Hua për barazinë gjinore, Duma në Kuvend: Me 50 mln euro të mos bëhen projekte, jepuni grave mbështetje financiare

0
75
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja Grida Duma ka folur në Kuvend në lidhje me  projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim, për një hua të bazuar në politika për mbështetjen e barazisë gjinore, në eksesin ndaj mundësive ekonomike në Shqipëri”.

Duma teksa diskutoi mbi marrëveshjen e huas me agjencinë franceze për zhvillim, deklaroi se shuma prej 50 milionë euro për gratë është borxh. Deputetja ndër të tjera tha se 50 milion eurot t’i jepen grave që kanë nevojë dhe që s’kanë ku strehon dhe jo të shkojnë për projekte.

“Këtu problemi është gati historik për keq. Që është vendosja e kapakut të pusetës. Të stilit që thotë dhe kryeministri, “ne nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ne nuk ka”, “ne s’kemi arritur shumë se kemi akoma për të arritur, por shumë kemi bërë, por kemi ende për të bërë”. Pavarësisht kësaj një gjë e dini ju, kjo nuk është barazi gjinore. 50 milion euro është mbështetje. Nëse për gruan do investoheshin 50 milionë euro kjo do të ishte një gjë e madhe. Personalisht jam 0 te keto projekte dhe të shkojnë në ndihme financiare për gratë. Ato jetojnë akoma me abuzuesit. Pse? Sepse ekonomikisht ajo nuk ka mundësi tjetër. Ndërkohë që realiteti është ndryshe, realiteti  tregon se gratë vriten.

Kjo është hipokrizi. Në rast se gratë e politikës nuk mbrojnë vetveten, largqoftë se s’dinë të bëjnë politikë. Barazia gjinore nuk është që t’i japim 50 mln me kapakun e pusetës. Kam pyetur dhe më thanë; është borxh. A mund të dilni këtu dhe të thoni të vërtetën! Çfarë nxijmë ne, kur janë rritur me 10% vrasjet. Ju thoni; askes te asetet. Që domethënë se kur shitet një pronë, noteri s’ka të drejtë që ta shesi pa firmën e gruas.

Gruaja shqiptare rrihet nga vjehrri, nga vjehrra, nga burri, nga të gjithë. Kap ça të kapësh, e kemi kthyer në moto. Barazia gjinore është kthyer në çështje klikimesh. Pres që dikush nga ju të thotë; po zonjë, kjo nuk është barazi gjinore, por borxh dhe deficit. Ne nuk jemi pro kësaj gjëje, se kundërshtuam për një arsye tjetër, sepse mendojmë se marrja e parave nga ADF është ADF prestigjioze që do të moderojë buxhetimin. Pse Serbia merr projekte dhe ne nuk marrim? Pse ne marrim borxhe dhe ata projekte? Ne arrijmë me zor të bëjmë një projekt dhe po i paguajmë sot ato që kemi bërë dje”, tha Duma ndër të

Zjarr Tv Ad