Humb jetën 30 vjeçari/ Automjeti fluturon në ajër

0
69
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Qenas të Fierit, ku një automjet ka përplasur për vdekje një person i cili po lëvizte me biçikletë. Ngjarja ndodhi në afërsi të një karburanti, ndërkohë që drejtuesi i mjetit mbetet ende i paidentifikuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i plotë i policisë: Fier/ Informacion paraprak

Sot rreth orës 22:00, në fshatin Qenas, Fier, në afërsi të një karburanti, një mjet ende i pa identifikuar, ka aksidentuar shtetasin Q. M., rreth 30 vjeç, banues në fshatin Mbrostar, Fier, i cili po lëvizte me biçikletë.

30-vjeçari si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Zjarr Tv Ad