Humb jetën i riu Shqipëtar, teksa tentonte ti shpëtonte policisë angleze

0
92
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme ,një djalë i ri shqiptar, vetëm 26 vjeç, ka gjetur vdekjen në mënyrë të dhimbshme, teksa tentonte ti shpëtonte policisë angleze.

Viktima është 26-vjeçari Franci Çoku, i cili teksa po ndiqej nga policia, pasi ishte pa dokumente, pësoi atak kardiak.

I riu kishte vetëm një muaj që kishte shkuar në Angli, ku u pikas nga policia duke u kthyer për në shtëpi.

Duke vrapuar për ti shpëtuar policisë, i riu nga fshati Muçias i Divjakës, pësoi atak.

Kjo bëri që ai të gjejë vdekjen, por trupi i tij vijon të ndodhet në Angli.

Për pasojë familjarët e tij kanë nisur një fushatë online për mbledhje fondesh, me synim mbulimin e shpenzimeve për kthimin e trupit të të riut në vendlindje. 

Zjarr Tv Ad