Humb jetën ikona e kuzhinës shqiptare, Rudina Magjistari shpreh ngushëllimet: E nderuar…

0
194
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Kuzhinierja Fikrije Ukelli, e njohur si Ceka ka humbur jetën në moshën 80-vjeçare. Ajo është bërë pjesë e familjeve shqiptare përmes recetave të shijshme që sillte shpesh herë përmes televizorit.

Ceka është autore e librave “1000 receta”, dhe “Receta me gatime tradicionale”.

Ndarja e saj nga jeta ka hidhëruar dhe shumë personazhe publikë, ku kanë shprehur ngushëllimet e tyre për këtë humbje.

Një ndër to ka qenë edhe moderatorja Rudina Magjistari, e cila përmes një fotoje në Instagram ajo shpreh trishtimin e saj: U prehsh ne paqe znj. Ceka! E nderuar që të kam njohur, admiruar artin tënd të kuzhinës dhe fisnikërinë tënde njerëzore! Do t’i mungosh Prishtinës e Tiranës.

Zjarr Tv Ad