Humb jetën këngëtarja e njohur, makina e saj bie në lumë

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka humbur jetën në një aksident tragjik këngëtarja e njohur rumune-kandeze Anca Pop pasi makina e saj u zhyt në lumin Danub.

Trupi i këngëtares u gjet gjatë kërkimeve nga zhytësit dhe identiteti u konfirmua nga autoritetet e emergjencës. Autoritetet zbuluan trupin e Anças të hënën pasi zhytësit gjetën makinën e saj të zhytur në lumin Danub në Rumaninë jugperëndimore, ndërkohë policia ka nisur menjëherë  hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Vdekja e saj e papritur vjen vetëm dy vjet pasi nxori ​​albumin e vet të titulluar Anca Pop.

Në rrjete sociale, kanë filluar homazhet nga fansat që shprehin ngushëllimet e tyre për familjen.

Muzika e artistes së re mund të përshkruhet si një bashkim i Ballkanit dhe pop-it.

 

 

Zjarr Tv Ad