Humb jetën në ambientet e një kopshti fëmija 5 vjeçar

0
99
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Momente shokuese në ambientet e një kopshti! Një fëmijë 5 vjeç, gjeti vdekjen krejt papritur si pasojë e një infarkti, në sy të shokëve të kopshtit.

Edukatoret tentuan që ta përmendnin dhe pavarësisht dërgimit në spitalin pediatrik të Lenval, mjekët konfirmuan vdekjen e tij.

Ngjarja e rëndë u shënua këtë të martë në Nisë të Francës.

Fëmijët e tjerë asistuan gjithë skenën, ndërkohë që po trajtohen me psikolog për të kapërcyer traumën.

Lidhur me shkaqet e vdekjes së të miturit, autoritetet shëndetësore franceze kanë nisur një hetim për të zbardhur shkaqet e vdekjes. /a.y/noa.al

Zjarr Tv Ad