Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një tjetër shqiptar i Kosovës ka humbur jetën së fundi në Siri. Burime kanë konfirmuar se kosovari është një i ri nga Vushtrria. Familja e vushtrriasit, në Kosovë, gjatë kësaj jave janë njoftuar për humbjen e tij.
Ndërkohë, po sot Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për terrorizëm ndaj Murat Dernjanit. Ai dyshohet se ka qenë pjesë e ISIS-it.
Shtetasi gjerman ishte arrestuar gjatë këtij viti në Turqi. Ai dyshohet të ketë qenë bashkëpunëtor i ngushtë i Lavdrim Muhaxherit, kryeterorristit shqiptar që humbi jetën në Siri.
Kosova është e ranguar në mesin e shteteve me numrin më të madh të qytetarëve që iu kanë bashkuar organizatave terroriste “ISIS” e “Al-Nussra” në Siri e Irak, krahasuar me numrin e përgjithshëm të banorëve.