Humb jetën skafisti i policisë kufitare, doli për patrullim në detin Jon

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një skafist i Policisë Kufitare në Sarandë humbi jetën teksa ishte duke patrulluar në detin Jon. Shtetasi Ilirjan Goga, 63-vjeç ndërroi jetë në rrethana ende të paqarta mëngjesin e sotëm.

63-vjeçari kishte dalë në det për kontrollin e kufirit ku ishte rikthyer në breg për shkak se nuk ishte ndjerë mirë nga ana shëndetësore.

Pas kësaj, ai u dërgua me urgjence në drejtim të spitalit të Sarandës ku humbi dhe jetën.

Në këtë situatë pritet dhe ekspertiza për të përcaktuar qartë rrethanat e vdekjes.

 

Zjarr Tv Ad