Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një 23-vjeçar këmbësor është aksidentuar nga një automjet në fshatin Boçevë në Njësinë Administrative Shupenzë.
Policia bën me dije se “shtetasi D.C, rreth 28 vjeç, banues në Shupenzë, duke drejtuar automjetin tip ‘Passat’, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjet dhe për pasojë ka aksidentuar shtetasin D.K, rreth 23 vjeç, këmbësor”.
I dëmtuari u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.