Humb kontrollin mbi automjet për pasojë aksidenton një 17-vjeçare

0
828
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Specialistët e Policisë Rrugore në  Komisariatin e Policisë Mat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :
Ardit Xhakrosa, 20 vjeç,  banues në njësinë Administrative Rukaj-Mat
Arrestimi i tij  u bë pasi ky shtetas në aksin rrugor ‘Kryqëzimi i spitalit’  të qytetit të Burrelit, duke drejtuar automjetin tip “Mercedez Benz”,  ka humbur kontrollin mbi automjet  duke aksidentuar shtetasen A.K, 17 vjeçe, e cila në momentin që është përplasur nga automjeti ka qenë duke kaluar në anën tjetër të rrugës.
17 vjeçarja është transportuar  për ndihmë më të specializuar në spitalin e Traumës Tiranë, dhe ndodhet  jashtë rrezikut për jetën.Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat,  për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” , parashikuar nga neni 290/2 i Kodit Penal.///

Zjarr Tv Ad