Humbën jetën në aksidentin tragjik, Vjosa Osmani reagon për humbjen e familjes Pacolli: I përhershëm qoftë kujtimi për ta

0
242
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas nxjerrjes së tre trupave të pajetë nga lumi Lepenc.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani, ka shprehur ngushëllimet më të thella familjarëve të viktimave, të cilët humbën jetën tragjikisht ditën e sotme në aksidentin e rëndë.

Presidentja Osmani, gjithashtu i ka uruar shërim të shpejtë, Shkëlqimit, të vetmit të mbijetuar nga ky aksident dhe ka falënderuar ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Policisë së Kosovës, Shoqatës së Kosovës për Kërkim-Shpëtim, si dhe ekipin e kërkim-shpëtimit nga Maqedonia e Veriut për angazhimin e tyre.

“Me dhimbje të thellë pranova lajmin për vdekjen tragjike të tre anëtarëve të familjeve tuaja. Në këto çaste të rënda për familjet tuaja, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë për përballimin e dhimbjes. I përhershëm qoftë kujtimi për ta!”, thuhet në mesazhin ngushëllues të presidentes Osmani.

Zjarr Tv Ad