‘Humbi Berisha nuk fitoi Rama’/ Regjizori Kastriot Çipi flet për zgjedhjet dhe fushatën, sipas tij, më banalja

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Regjisori, Kastriot Çipi ka komentuar zgjedhjet e 14 majit për të cilat tha se Sali Berisha ka humbur, por nuk ka fituar kryeministri Edi Rama. Deklaratën Çipi e bëri në emisionin “Bilardo” teksa shtoi se nuk votoi në Tiranë, pasi nuk kishte alternativë dhe ishte fushata më banale në historinë e Shqipërisë.

Deklarata e Kastriot Çipit:

“Nuk e di nëse Rama ka fituar ndonjëherë në kuptimin e asaj që quhet vërtet fitore, po që Berisha ka humbur, sigurisht ka humbur. Po në 2013-ën po, megjithëse shqiptarët votojnë kundër më tepër se sa pro. Nuk mund të themi që ka qenë e manipuluar ajo zgjedhje, atë e ka fituar Rama. Po këtë radhë sidomos kur mendon që Rama ka 10 vjet në pushtet, Veliaj dhe shumë të tjerë e kishin mandatin e tretë, madje mora vesh që kishte njerëz që e kishin mandatin e katërt dhe të pestë, edhe të vazhdosh të fitosh, sigurisht që ka humbur kundërshtari. Sidomos me ato që ka bërë Rama, për mua duhet të kishte rënë…”, tha Çipi.

Zjarr Tv Ad