Humbi betejën me COVID-19,ish-volejbollistja shkodrane

0
359

Janë 4 persona që kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga COVID-19, dy prej tyre për fat të keq në një moshë relativisht të re, dy gra 57-vjeçare nga Shkodra e Dibra. Një prej tyre është Gonxhe Rexhepi, ish volejbolliste e klubit të Vllaznisë, e cila nuk mundi të fitonte betejën me koronavirusin me gjithë përpjekjet e mjekëve. Dy personat e tjerë që humbën jetën janë një pacient 75-vjeçar nga Durrësi dhe një paciente 81-vjeçare nga Tirana.  Numri i viktimave në vend nga COVID-19 ka shkuar tashmë në 93.
Ministria e Shëndetësisë tha se situata në Spitalin Infektiv po përkeqësohet, pasi numri i rasteve është rritur, duke shtuar se vërehet me shqetësim edhe rritja e numrit të të prekurve tek moshat e reja. Aktualisht janë të shtruar 72 pacientë në spital, 8 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rënde. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 420 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 83 raste pozitive.