Humbi gjyqin me Becchettin, Rama e bën zëvendësministre

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e djeshme ka emëruar Enkelejda Muçajn, zëvendësministre të Infrastrukturës dhe Energjisë. Ajo ka qenë deri në qershor të këtij viti në postin e Avokates së Shtetit, teksa ka mbrojtur shtetin në gjyqin kundër biznesmenit italian Francesco Becchetti, në Arbitrazh që Shqipëria e humbi. Muçaj ka qenë gjithashtu Këshilltare Ligjore e Ministrit të Kulturës Rinisë dhe Sporteve të Shqipërisë.

Ajo gjithashtu, u ka ofruar ekspertizë autoriteteve të qeverisë shqiptare në lidhje me harmonizimin e legjislacionit kombëtar me ligjin ndërkombëtar të pronësisë intelektuale. Tashmë do të jetë zv/ ministre në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Vendimi i marrë nga Edi Rama:

EMËRIM NË DETYRË: Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI

Znj. Enkelejda Muçaj emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Zjarr Tv Ad