Shkëlzen Berisha ka reaguar pas humbjes së gjyqit në SHBA, në përballje me autorin dhe shtëpinë botuese të librit “Qentë e Luftës”, përfshi një kompani kinematografike të cilëve u kërkonte 60 milion dollarë dëmshpërblim për shpifje, lidhur me përmendjen e tij në çështjen e Gërdecit.
Në vendimin e gjykatës së apelit të Floridës, ku lihet në fuqi vendimi i dhënë dhe në shkallën e parë, u rrëzua kërkesa e avokatëve të Berishës, që deklaronin se autori librit “Qentë e Luftës”, Guy Laëson kishte shpifur në atë që shkruante për rolin e Berishës në tregtinë e armëve dhe tragjedinë e Gërdecit.
Berisha shprehet se gjithçka e thënë në drejtim të tij është një shpifje, dhe ajo është pranuar dhe nga vetë Efraim Diveroli, që ai ka gënjyer për interesa personale dhe se mes tyre nuk ka pasur asnjë lloj lidhje, apo takimi.
Reagimi i plotë i Berishës: Te dashur miq. Nje nga aresyet kryesore te hapjes se gjyqit ne SHBA ka qene rrezimi i shpifjeve te hedhura ndaj meje prej 10 vjetesh per gjoja lidhje me AEY.
Deklarimi nen betim i Efraim Diverolit se ai ka genjyer dhe trilluar per interesa personale, takimin tim me te, si dhe per cfaredo lloj implikim timin ne aktivitetin e kompanise se tij, rrezon vertetesine e te gjithe artikujve ne mediat nderkombetare dhe lukunise se shpifjeve qe kane shoqeruar ato ne mediat lokale prej 10 vjetesh.
Ky eshte nje lehtesim per mua, gjithashtu nje deshtim per makinerine politike te shpifjes qe I ka perdorur keto akuza si ingredient paresor per llumin e hedhur ndaj meje per plot 10 vjet.
Per te gjithe ata qe kane rene pre e makinerise se shpifjes politike, me duhet te qartesoj se, as padite e per rrjedhoje as vendimi i gjykates nuk kane asnje lidhje me tragjedine e Gerdecit. Por vetem me shpifjet qe personat e lartpermendur kane tjerrur nder vite ne media te ndryshme ndaj personit tim per gjoja lidhje dhe ndikim ne aktivtetin e AEY.
Vendimi i gjykates se Apelit ne SHBA ka mbeshtetur vendimin e shkalles se pare duke mos e gjetur fajtor Guy Lawson per dashakeqesi ne librin e tij me pretendimin se ai ka pasur aresye te besoje si te verteta shpifjet e Diverolit apo Erjon Velise pasi keto shpifje ishin botuar dhe ne media te tjera.
Pra ne thelb vendimi i gjykates nuk ka lidhje as me tragjedine e Gerdecit, madje as me vertetesine e atyre qe ka botuar Lawson por thjesht me faktin, qe nuk eshte provuar, se ai i ka shkruar keto shpifje, duke e ditur se kane qene te tilla ne momentin kur i ka shkruar.
Avokatet e mi jane duke studiuar me kujdes vendimin per te vendosur per hapat e metejshme ligjore, te cilat do behen publik se shpejti.
*Bashkangjitur deklarimini Diverolit pra gjykates se ka genjyer per lidhjen time ne aferen e AEY
Në vendimin që mban datën 2 Shtator 2020 gjykatësit Martin, Neësom, dhe O’scannlain thuhet mes të tjerave se: “Autori librit Guy Lawson u mbështet në gjetjen e fakteve në shumë artikuj të publikuar më parë të cilat akuzonin Shkëlzen Berishën si i përfshirë në mashtrimin e komonisë AEY dhe në botën e nëndheshme kriminale shqiptarë. Lawson shkoi më tej duke intervistuar edhe persona te tjerë të cilët pohuan të njëjtën gjë për zotin Berisha”.
Gjyqtarët amerikanë thonë më tej në vendimin e tyre se nuk kanë gjetur gabime në vendimin e dhënë më herët dhe në shkallën e parë, pasi sipas tyre Shkëlzen Berisha nuk kishte sjellë argumenta që vërtetonin të kundërtën.
“Berisha nuk solli argumente të bazuara përmes të cilave të mbërrinte në përfundimin e se gjykata e distriktit abuzoi duke mos i dhënë kohën e duhur për të sjellë provat”.
Në vitin 2015 Guy Lawson e publikoi librin me titull “Arms and the Dudes: Hoë Three Stoners from Miami Beach Became the Most Unlikely Gunrunners in History. (Çunat dhe Armët: Si tre çuna nga Miami Beach u bënë trafikantët e zëshëm të armëve më historinë amerikane).
Disa vite me bas bazuar në këtë libër nga ku Shkëlzen Berisha përshkruhet si djali me sy peshkaqeni, Hollivudi realizoi një film. Tashmë djali i ish-kryeministrit nuk ka më mundësi që ta apelojë vendimin ndaj Guy Lawson, dhe aq më pak që të përfitojë një dëmshpërblim prej 60 milionë dollarësh, që pretendohej nga avokatët e tij mbrojtës.