Humbi jetën në aksidentin e Greqisë, rrëfimi i shoqeve të Klaudias: Ishte në vagonin e dytë kur…

0
1921
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Laboratorët e mjekësisë ligjore në Greqi konfirmuan përmes analizave të ADN-së katër viktimat shqiptare të aksidentit tragjik në Tempi të Larisas.

Mes tyre ishte dhe studentja e mjekësisë, Klaudia Lata, me origjinë nga Korça, por e lindur dhe e rritur në Larisa të Greqisë.

Natën e aksidentit, 21-vjeçarja, pasi kishte qëndruar tek familja e saj në Larisa, po udhëtonte për në Selanik ku ndiqte studimet në Fakultetin e Mjekësisë të Akademisë Ushtarake Greke së Oficerëve të Mbështetjes Luftarake.

Të kontaktuar nga gazetarët e Info24.al, shoqet dhe shokët e saj, tregojnë mes lotëve historinë e dhimbshme që i dha fund jetës së studentes së shkëlqyer të mjekësisë.

Sipas tyre e mërkura ishte dita e zezë në jetën e Klaudias.

Ajo po udhëtonte në vagonin e dytë të trenit të pasagjerëve dhe në një moment u largua në vagonin e parë, pranë një furre për të blerë ushqime.

Mendohet se vendndodhja pranë furrës, e cila u përfshi nga flakët, është shkaku që i mori jetën tragjikisht studentes së vitit të parë të mjekësisë ushtarake.

Trupi i saj kishte pësuar djegie të shumta dhe nuk mund te identifikohej menjëherë, thanë mes lotësh shoqet e shkollës.

Dhimbja e familjareve ishte shume e madhe.

Prindërit nuk pranonin se ishte turpi i vajzës së tyre për shkak te djegieve.

Klaudia ishte fëmija i dytë në familjen e saj.

Veç prindërve, ajo ka një motër më të madhe, nënoficere dhe një vëlla më të vogël./info24

Zjarr Tv Ad