Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Detaje të reja kanë dalë në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur këtë të hënë në paraburgimin e Lezhës. Mësohet se një i ri ka ndërruar jetë.
Mësohet se viktima është 28-vjeçari Ordison Kastrioti, banues në Tiranë.
Ai ishte arrestuar për veprën penale ”Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” pasi ndodhej në arrest shtëpie.
I riu ishte ndjerë keq në qeli dhe ishte dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës, por ka mbërritur i vdekur.
Sipas burimeve, dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale, megjithatë do të jetë autopsia që do të përcaktojë shkakun e vdekjes.