Humbi jetën pak minuta pas lindjes, del autopsia, zbardhet shkaku i vërtetë i vd ekjes se 25 vjeçares nga Elbasani

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rreth një muaj pas vd ekjes së nënës së re në maternitetin e Elbasanit autopsia mjeko ligjore shprehet për v dekjen e 25 vjecares Rexhina Debrova.

Mjeku ligjor Admir Sinamati pasi vlerësoi trupin e viktimës vërejti se në trupin e shtetases Rexhina Debrova u konstatuan plagë operatore në regjionin e poshtëm të barkut si dhe shenja të veprimeve të tjera mjekësore.

Nga kqyrja e brendshme u konstatua plaga operatore cezariane në mitër, shenjat e përgjithshmë të asfiksisë karakterizuar me vazodilatacion, spazme të muskulaturës së lëmuar të rrugëve të frymëmarrjes si dhe reaksion të shtuar grandular të tyre.

Nga ekzaminimi mikroskopik i organeve u konstatua se prania e reaksionit eosinofilik në organe dhe edeme pulmonare akute. Shkaku i vdekjes së shtetases Rexhina Debrova ka qenë embolia amniotike.

 

Zjarr Tv Ad