Humbi kontrollin përplaset me murin në Himarë, arrestohet shoferi: Pasagjeri 36 vjeçar vdiq në vend

0
84
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shoferi i mjetit tip Citroen që doli nga rruga dje në Piqeras të Himarës dhe u përplas me murin, është arrestuar nga Policia.

Arrestimi i 57 vjeçarit me inicialet S.N është bërë pasi nga përplasja e fortë ka ndërruar jetë pasagjeri 36 vjeçar që ishte duke udhëtuar me të. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Sarandë

Policia ka arrestuar ne flagrancë shtetasin E.B., 35 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 08.09.2020, në aksin rrugor Borsh-Sarandë,në vëndin e quajtur Piqerras, duke drejtuar automjetin e markës Citroen, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me murin rrethues të një banese, ku si pasojë ka humbur jetën pasagjeri A.A., 36 vjeç, banues ne Durrës.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin S.N., 57 vjeç, banues në Finiq, pasi është kapur në flagrancë në aksin rrugor Karahaxh-Finiq,duke drejtuar automjetin në gjëndje të dehur.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Zjarr Tv Ad