Humbi me Kolumbinë, Maradona i përvishet keq Argjentinës: Do ua tregoj nënave tuaja!

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Argjentina humbet, Diego Armando Maradona rikthehet të akuzojë. Legjenda e futbollit botëror është i njohur për temperamentin e tij të vështirë, sidomos kur kombëtarja “Albiceleste” humb një ndeshje futbolli.

Një situatë që ka ndodhur edhe këtë fundjavë, me ekipin e udhëhequr nga Lionel Messi që është mposhtur në debutimin e Kupës së Amerikës, 2-0 nga Kolumbia. Disfatë që nuk i ka shpëtuar kritikave të Maradonës, që ka pohuar se edhe Tonga, një ishull pranë Fiji mund t’i mund.

“Kjo na bën të mendojmë se edhe Tonga mund të na mposht. Ka një prestigj që është rrezuar ndeshje pas ndeshje. Çfarë po ndodh kështu? Unë do ua tregoj nënave tuaja.”-ishin fjalët e ish-trajnerit të kombëtares argjentinase.

Aktualisht, Maradona ndodhet në Buenos Aires, pasi problemet mjekësore e detyruar që të largohet nga stoli i skuadrës meksikane, Dorados.

 

Zjarr Tv Ad