Humbja e PD në zgjedhje, Zheji: Ka patur sponsorizim të madh kundër Bashës! Lubonja: Sinjal që kreu i PD të mos i nënshtrohet maxhorancës dhe amerikanëve

0
463
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike nuk arriti të fitojë asnjë nga gjashtë bashkitë në zgjedhjet e pjesshme vendore, por mori edhe një rezultat të dobët kundrejt koalicionit “Shtëpia e Lirisë” të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Gazetari Artur Zheji beson se Basha e pati të vështirë, pasi në këto zgjedhje ai kishte kundër katër subjekte politike. “Ka patur sponsorizim të madh kundër Bashës”, thotë ai.

Por për Fatos Lubonjën, humbja është një sinjal i qartë që elektorati i dha Bashës, për “të mos iu nënshtruar presioneve të maxhorancës dhe amerikanëve”.

Pjesë nga deklarata në “News24”:

Zheji: Nuk u kalua pragu 32 për qind, kemi 67% të shqiptarëve që nuk kanë votuar. Kushdo që ka fituar, PS apo kandidati i Berishës, ka marrë po themi diku te 40% të 30%, pra nuk ka marrë as 15 për qind në rang kombëtar. Askush nuk e di, mendohet që voton pjesa më e nënshtruar, fakti që votuan moshat e vjetra, që nuk u merrej dot as shenjat e gishtave, aq shumë kishin punuar. Shtresa rebele, që do të sillte ndryshimin, cilido qoftë, nuk ka votuar. PS ka fitoren në 5 nga 6 bashki, por nuk ka mbështetjen e certifikuar. Ka patur një sponsorizim të madh kundër Bashës, ka luftuar kundër katër subjekteve.

Lubonja: Sa i përket votuesve të PD, këto zgjedhje treguan qartazi, se Lulzim Basha ka bërë një gabim të rëndë politik me vendimin që mori për të përjashtuar Berishën, duke përcarë rezultatin, është gabim politik, se duhet të kishte zgjedhur një rrugë tjetër, demokratike dhe në atë mënyrë do të ishte dhe i mbrojtur vet. Sepse në fund elektorati nuk pyeti shumë për atë autoritetin amerikan siç e pamë. Me gjithë atë presion, me Yuri Kim në krye, përsëri shqiptarët shkuan e fituan non-gratën. Pjesa militante dha mesazhin e qartë Bashës, që nuk është ai opozita. Më të panënshtruarit, ata që akoma duan të rezistojnë, i dhanë një sinjal Bashës kundër nënshtrimit ndaj presioneve të maxhorancës dhe amerikanëve. S’ka më, reformimi i PD pa PD nuk mund të bëhet. Me 10% të marrësh nga Tom Doshi…çfarë reformimi. Nuk mund të vazhdohet kështu, duhet një ndryshim rrënjësor. Basha mbështetet te mbështetja amerikane që nga shumë është cilësuar si Deus ex Machina. Ka qenë një mbështetje e rëndësishme jo për shkak të simpatisë, por edhe për shkak të frikës.

Zjarr Tv Ad