Humbja e zgjedhjeve lë pa fjalë deputetët demokratë, reagon vetëm Salianji: Ditë e tmerrshme padiskutim!

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Humbja e zgjedhjeve të 6 Marsit ka lënë pa fjalë deputetët demokratë, të cilët kanë vendosur të mos bëjnë asnjë koment teksa futeshin në selinë e PD, të thirrur nga kryedemokrati Basha.

I vetmi që theu heshtjen dhe komentoi rezultatin e zgjedhjeve ishte Ervin Salianji, i cili e cilësoi ditën e djeshme një “ditë të tmerrshme”.

Partia Demokratike pësoi humbjen më të thellë që nga formimi i saj, pasi nuk fitoi asnjë bashki, ndërkohë që në 5 prej tyre doli forcë e tretë.

Zjarr Tv Ad