Humbja në Amerikë, Marquez: Gabimi im

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gara e djeshme në Teksas ishte dështim për Mark Marquez. Spanjolli u rrëzua, kur kishin ngelur edhe 12 xhiro nga fundi.

Në një intervistë pas garës, spanjolli u shpreh i xhindosur përpara gazatarëve.

Ishte gabimi im. E mora kthesën keq dhe nuk arrita të kontrolloja motorin“.

26 vjeçari shtoi gjithashtu se ky veprim nuk është i lehtë për tu kapërdirë, sidomos për një si Marquez.

“Këto gjëra ndodhin në këtë sport. Është e vështirë ta pranosh humbjen, sidomos kur kisha krijuar një distanca prej 3 sekondash me ndjekësit. Nuk bëra asgjë të ekzagjeruar. Gjithcka po shkonte mirë deri në atë moment. Njerëz jemi edhe mund të gabojmë”.

Në këtë garë u rrëzuan edhe pilotët e tjerë të Hondës, Cal Crutchlow dhe Jorge Lorenzo. Rastësi? Marquez e shpjegon.

“Nuk ishte rastësi. Marshi i motorit ishte mirë, nuk kishte probleme. Motori nuk lëkundej në marshin e parë. Mund të ketë patur difekt kilometrazhi. U përpoqa të rikthehesha në garë, por pedalet ishin prishur”, tha spanjolli.

Për të ardhmen 26 vjeçari u shpreh ambizioz dhe tha se “lufta” sapo ka filluar.

“Jam vetëm 9 pikë pas Doviziosos. Nuk jam i shqetësuar. Sezoni sapo ka filluar. Kemi të gjitha mundësitë për të fituar kampionatin”, e mbylli fjalën e tij Marc Marquez.

 

Zjarr Tv Ad