Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Qytetarë të shumtë në Hungari janë përplasur me policinë të dielën. Ata po protestonin kundër legjislacionit të ri të Kodit të Punës, i cili lejon punëdhënësit që të kërkojnë nga punëtorët që të punojnë deri në 400 orë në vit jashtë orarit të punës.
Përleshjet me policinë filluan kur protestuesit mbërritën në selinë e stacionit televiziv shtetëror MTVA dhe u përpoqën të sulmonin ndërtesën.
Gjatë trazirave policia I qëlloi protestuesit me gaz lotsjellës duke mos u dhënë mundësi që të largoheshin.
Demonstratat filluan të mërkurën, pasi Parlamenti i Hungarisë miratoi legjislacionin e kërkuar nga partia e vijës së ashpër Fidesz, e kryeministrit Viktor Orban.