Hungaria dhuron maska dhe pajisje mbrojtëse, Basha: Nuk jemi vetëm

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me ministrin e Jashtëm të Hungarisë, duke e felenderuar për ndihmën me pajisje mbrojtëse.

Basha i ka kërkuar ministrit të Jashtë hungarez që të shikojnë më shumë mundësinë për të ndihmuar Shqipërinë.

“Mirënjohje për Hungarinë, kryeministrin Orban dhe ministrin e jashtëm Péter Szijjártó për ndihmën e çmuar për pajisje mbrojtëse  në këto ditë të vështira për vendin tonë, ku po rritet çdo ditë numri i të infektuarve në radhët e stafeve mjekësore. E falënderova personalisht ministrin Szijjártó dhe i kërkova të shohë mundësinë për të ndihmuar edhe më tej Shqipërinë e cila sot po përballet edhe me një krizë të madhe ekonomike, ku papunësia dhe pamundësia e qytetarëve për të siguruar ushqimin e përditshëm rritet cdo ditë”, shkruan Basha në Facebook.

Zjarr Tv Ad