Hyn me armë në qendrën e votimi dhe kërcënon komisionerëtt, arrestohet autori

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një person, pasi ka hyrë me armë në qendër të votimit,duke  kërcënuar komisionerët, si dhe ka thyer kutinë e votimit.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 08:55, në Katund Sukth, Durrës, ndërsa në pranga është vënë Ramiz Bakanaçi 53 vjeç, banues në Katund Sukth, pasi është futur me armë zjarri në QV nr. 1521, dhe pasi ka kërcënuar komisionerët, ka marrë kutinë e votimit duke e nxjerrë jashtë ambienteve të QV dhe ka hedhur materialet zgjedhore.

Reagimi në kohë i Policisë bëri të mundur kapjen e këtij personi. Gjatë kontrollit të ushtruar, Policia i gjeti dhe sekuestroi armën e zjarrit automatik model 56, me të cilën autori hyri në qendër votimi .

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit “, “Pengimi i subjekteve zgjedhore” dhe “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.

Policia e Shtetit është e vendosur për të garantuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor si dhe për të mbrojtur liritë dhe të drejtat themelore të qytetarëve. Cilido që do të kryejë veprime që cenojnë procesin e votimit dhe liritë e të drejtat e qytetarëve, do të përgjigjet para ligjit.

Zjarr Tv Ad