Nga sot në Greqi, do të hyjë në fuqi masa e pezullimit nga puna për punonjësit e vaksinuar në sistemin e shëndesisë. Rreth 10 nijë punonjës të këtij sektori nuk e kanë marrë ende vaksinën. Dhe me ligjin e ri ata do të pushohen nga puna, si për mbrojtjen e tyre, ashtu edhe për mbrojtjen e pacientëve për të cilët kujdesen.
Nga ky proces do të lindin shumë boshllëqe në sistemin shëndetësor, të cilat pritet të përcaktohen me saktësi në 48 orët e ardhshme.
Ministri i Shëndetësisë e quajti me rëndësi këtë process, duke theksuar se stafet mjekësore duhet të binden që të vaksinohen.
Qeveria ka hartuar një plan që përcakton si do të vendosen infermierët dhe mjekët e vaksinuar, në mënyrë që të plotësohen boshllëqet e krijuara në disa qendra shëndetësore.