Hynë ilegalisht në Kapshticë/ Kapen 9 emigrantë palestinezë e sirianë

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

9 emigrantë të paligjshëm janë kapur të martën në pikën kufitare të Kapshticës.

Të gjithë i përkisnin gjinisë mashkullore dhe ishin të moshave të ndryshme. Konkretisht, 6 prej tyre ishin palestinezë dhe 3 sirianë.

9 emigrantët u kapën ditën e djeshme dhe më pas u mbajtën në stacionin e kufirit të Kapshticës. Ndërsa sot u sollën në drejtorinë e kufirit të Korcës, ku iu morën edhe deklaratat.

Pas dhënies së deklaratave, mësohet se emigrantët i janë drejtuar qendrës së azilkërkuesve në Tiranë.

Zjarr Tv Ad