“Hyni qetësisht”, Artan Hoxha thirrje demokratëve: “Gardistët” e Bashës kanë për detyrë të mbrojnë vetëm kryedemokratin, jo selinë e PD-së

0
175
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Artan Hoxha u ka bërë një thirrje demokratëve, të cilët duan të futen në selinë blu që të hyjnë qetësisht, pasi askush nuk mund t’í pengojë. Përmes një postimi në Facebook, ai shkruan se janë gardistët e selisë ata që mund të pengojnë futjen e demokratëve në seli dhe jo Garda e Republikës. Më tej Hoxha thotë se kryedemokrati Basha ka 4 shoqërues të Gardës, por jo mjet shoqërimi nga Garda, për të cilët thotë se kanë për detyrë të mbrojnë fizikisht vetëm Bashën dhe jo selinë e PD-së.

Postimi i plotë i Artan Hoxhës:

Per demokratet qe duan te shkojne te selia e PD-se neser ose ne ditet ne vijim… Nese u pengon kush, nuk jane Garda e Republikes, jane “gardiste” te selise… Kryetarit ne detyre te PD-se, Lulzim Basha, Garda e Republikes, i ka vendosur 2 truproja, aq sa mbante dhe Rama kur ishte kreu i PS ne opozite, ose sa mban sot dhe kryetari i bashkise se Tiranes.

Por per shkak te ngjarjes se 13 dhjetorit 2021, kur Berisha dhe nje grup mbeshtetesish te tij hyne brenda ne seline e PD, shoqeruesi kryesor i Bashes, i ka bere nje raport Gardes. Ne kete raport i behet e ditur Gardes se Republikes, se ka informacion per kercenim fizik te Bashes dhe se dy truprojat e tij nuk e perballojne dot situaten.

Ne keto kushte, Garda e Republikes i ka vendosur zotit Basha dhe 2 shoqerues shtese. Pra sot, Basha ka 4 shoqerues te Gardes, por jo mjet shoqerimi nga Garda. Efektivat e Gardes, kane detyre te mbrojne fizikisht vetem Bashen, jo te mbrojne seline e PD-se nga militantet.

Keshtu qe çdo demokrat, qe kerkon te futet ne seline e PD, te hy qetesisht sepse 4 oficeret e Gardes, nuk kane detyre te pengojne askend… Nese dikush i pengon te futen ne seli, ata nuk jane punonjes te Gardes se Republikes, por truproja civile, qe jane thirrur nga jashte apo brenda vendit privatisht.

Zjarr Tv Ad