Hyri me forcë në zyrat e FRD-së/ Presidenti Meta ultimatum Veliajt (VIDEO)

0
1046
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 Presidenti Meta ka folur për mediat, menjëherë pasi hyri me forcë në zyrat e FRD-së, të cilat u rrethuan nga Policia Bashkiake.

Meta tha s’e kjo është një tentativë e pastër për të sulmuar partitë e opozitës, ndërkohë që lëshoi dhe një ultimatum për kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Meta tha se ai kishte shkuar aty pas një telefonate të kreut të FRD-së Sali Shehu, ndërsa nuk munguan përplasjet fizike me policët bashkiakë.

Meta:

Kjo bëhet vetëm për të dh unuar fizikisht dhe psikologjikisht çdo forcë opopzotare, duke keqpërdorur bashkinë bandë, është tepër irrituese dhe është paralajmërim për të gjithë qytetarët shqiptarë, për të vënë dorë mbi votën e barabartë. I bëj thirrje që të gjithë opozitës të zgjohet dhe të mos lejojë asnjë prekje të garës, se do të jetë vonë për të dhe jo për popullin shqiptar.

Pata një telefonatë nga zoti Shehu, isha duke kaluar këtu rastësisht, ju e patë si u dhunua kryetari i partisë së Tiranës, në prezencë të presidentit. Ose zbatoni ligjet, ose do përfundoni si policët e Mubarakut. I them kryetarit të bashkisë që ju e dini mirë se çfarë keni bërë me firmë dhe pa firmë, se ai tjetri do nxjerri kartelën para 25 Prillit.

Zjarr Tv Ad