Hyri në Kuvend me LSI dhe doli me PS, Ediola Braha shpërblehet me postin e rëndësishëm në shtet

0
194
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ediola Braha, ish-deputete e Lëvizjes Socialiste në legjislaturën e kaluar, është emëruar dje anëtare e Komisionit Kombëtar Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura.

Ajo hyri në Kuvend në vend të deputetit gjirokastrit Vangjel Tavo dhe në fund të mandatit ju bashkua Partisë Socialiste. Një vit e gjysmë pas zgjedhjeve të 25 prillit, Ediola Braha është shpërblyer me post në shtet, për ndryshimin që bëri në fund të mandatit.

Në vendimet e Këshillit të Ministrave, të miratuara dje më 16 nëntor, thuhet se ish-deputetja është emëruar anëtare në ndërmarrjen shtetërore. Ediola Braha ka qenë dhe kryetare e LSI në Gjirokastër dhe drejtoreshë e Spitalit Tepelenë.

Zjarr Tv Ad