Hyrja e qytetit të UNESCOS në gjendje skandaloze. Fasadat nuk lyen prej më shumë se 25 vitesh

0
698
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zhvillimi i qytetit nëpërmjet turizmit është një nga sfidat e bashkisë në Berat, ndërkohë që hyrja me të cilin ai prezantohet në sytë e vizitorëve lë shumë për  të dëshiruar. Në të dy krahët e rrugës hyrëse të qytetit ndodhen blloqe pallatesh të ndërtuara kryesisht gjatë sistemit të kaluar, fasadat e të cilave nuk janë lyer prej më shumë se 25 vite. Të dala boje, vende vende me ndëryrjen e vetë banorëve, ngjyra të ndryshme, fasadat e pallateve sjellin imazh aspak të denjë për një qytet muze, të mbrojtur nga UNESCO.  Hyrja e qytetit ruan prej vitesh këtë pamje të trishtë, duke u shndërruar shpesh në epiqendrën e vëmendjes së vitorëve që vizitojnë qytetin.

Banorët më të vjetër të Beratit kujtojnë se fasadat e këtyre pallateve nuk janë lyer kurrë në këtë 25 vite dhe se është në nderin e bashkisë që të ndryshojë imazhin e tij.

Nga ana tjetër burime të bashkisë së qytetit bëjnë me dije jashtë kamerave se mungesa e fondeve që ka lënë në këtë gjendje fasadat e kësaj zone, e cila dhe pse është prezantimi i qytetit nuk ka qënë kurrë në vëmendjen e institucioneve vendore. ///

Zjarr Tv Ad