Hyrja e Sabianit si konkurrent i “BBV2”, reagon ashpër Milaim Zeka: Paska sëmundjen e….

0
2343
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Hyrja e Sabianit si konkurrent i “Big Brother VIP2” ka trazuar shumë ujërat brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Këngëtari i njohur u bë pjesë e këtij edicioni për t’i qëndruar pranë të bijës, Keisi, e cila është në një njohje me Krist Aliajn.

Pjesëmarrja e Sabianit në këtë edicion të dytë të këtij reality show, është komentuar ditën e sotme edhe në “Fan Club”, ku i ftuar ishte gazetari i njohur, Milaim Zeka. Sipas gazetarit, Sabiani ka shkuar për t’i bërë presion vajzës së tij për mënyrën se si po luan.

“Ka shkuar për ti bërë presion vajzës dhe djalit. Nuk po e di a mendojnë këta njerëz, se duhet të dallojmë kush është i famshëm kush VIP. I famshëm bëhesh me 10 sekonda skena seksi, ndërsa për të qenë VIP duhet t’i japësh diçka këtij vendi, ku shumica aty brenda nuk i kanë dhënë.

Ky personalisht i ka bërë presion të madh vajzës së vet. Ka prishur vetëm veten. Po të ketë njerëz normalë do e dënojnë këtë që bëri Sabiani. Bëri ndonjë marre? Puthi një njeri, punë e madhe. Shokoi këtë djalin. Ky njeri paska sëmundje të klikimeve. E ka treguar veten lakuriq”, tha gazetari i njohur.

Zjarr Tv Ad