Hysaj drejt largimit nga Napoli

0
5

Elseid Hysaj shihet si një ndër emrat kryesorë për tu larguar nga skuadra e Napolit në fund të sezonit. Gazeta më e madhë në Napoli “Il Mattino” thotë dhe destinacionin e mundshëm. Chelsea i Mauricio Sarrit është pretendenti kryesor për të siguruar shërbimet e 25 vjecarit.

Napoli e vlerëson Hysaj rreth 45 milionë euro, por paraqitjet e pakta ia kanë ulur vlerën e kartonit shkodranit. Drejtuesit e napoletanëve do të kënaqeshin edhe me 20 milionë euro për Hysajn. Kontrata e tij skadon vitin tjetër dhe Napoli do të preferonte ta shishte me ulje cmimi sesa ta humbiste me parametër zero.