Hysaj: E nisim nga zero, sa më shumë tifozë aq më shumë zemër

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kapiteni i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj doli përkrah teknikut, Edi Reja në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kualifikuese kundër Moldavisë. Në fjalën e tij, mbrojtësi i Napolit tha:

Humbje ndaj Islandës, por gjetëm personalitetin? Është e vërtetë. Zhvilluan një takim të mirë dhe gjetëm personalitetin. Jam shumë i lumtur pasi kryem lojën që i mungonte kombëtares sonë. Duhet thjeshtë të vazhdojmë rrugën e duhur dhe besoj se do të arrijmë në 100% tonë.

Skema? Ishte një rol i ri për mua. Por unë jam një profesionist dhe gjithë lojtarët tjerë, kështu kur kërkohet një rol nga trajneri besoj se duhet të gjithë ta bëjnë në mënyrën më të mirë. As unë nuk e prisja se do e bëja kaq mirë. Por ja, më shkoi shumë mirë ndeshja. Besoj se u gjenda shumë mirë dhe shpresoj që të vazhdoj kështu.

Objektivi? Unë besoj se duhet të tentojmë të luajmë për rritjen e kombëtares sepse kemi nevojë. Trajneri erdhi i ri. Kemi kohë. Na duhet çdo ditë për të vënë nga një shkallë, sepse e nisëm edhe njëherë nga zero për ta kthyer këtë skuadër siç ishte dikur. Të jemi një grup më kompakt, një ekip me identitet. Duhet të kemi kohën dhe ta shfrytëzojmë për të marrë më të  mirën.

Kapiteni? Është zgjedhje e trajnerit. Unë e kam thënë gjithmonë se jam i kënaqur që të vendos shiritin e kapitenit, edhe pse nuk është gjëja më e rëndësishme për një kombëtare. Që mos krijoj polemika. Çdo kush e do këtë shirit dhe për mua është një gjë që realizohet.

Islanda? Besoj se duhet të ishim pak më konkret në përfundimin e aksioneve. Kishim aksionet dhe na mungoi konkretizimi. Pasimet e gjata. Nuk besoj se ne kemi luajtur me shumë topa të gjatë këtë e kemi bërë që të nxjerrim lojtarët para porte të shënojnë, por loja nuk ishte vetëm me topa të gjatë.

Tifozët? Janë shumë të rëndësishëm, sa më shumë tifozë aq më shumë zemër do kemi të ecim përpara. Do na ndihmojnë të rritemi. Do e mendojmë me trajnerin dhe duhet të jemi shumë konkret me realizimin e aksioneve. Duhet të nisim sa më shumë topa në zonë për sulmuesit tanë.”-përfundoi Hysaj.

 

Zjarr Tv Ad