Kapiteni i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj doli përkrah trajnerit, Christian Panucci, në prag të duelit të parë kualifikues ndaj Turqisë në Euro2020.
Si do t’i përballoni sulmuesit turq?
“Sulmuesit që ka Turqia i kemi takuar dhe në Serinë A dhe aty kemi të bëjmë në çdo ndeshje me lojtar të tillë dhe jemi përgatitur të mbrojmë mirë ndaj Turqisë”
Grupi?
“Unë besoj se grupi që kemi tani është një grup fantastik. Njihemi me njëri-tjetrin. Kemi punuar mirë. Shpresojmë që të vijojmë punën që kemi bërë në ndeshjen e fundit dhe të arrijmë fitoren.”
Keni folur me Thomas Strakoshën?
“Jam i lumtur që do të luaj në shtëpinë time si kapiten. Për Strakoshën nuk vendosim ne. Kush gabon duhet të paguajë gabimin. I kamë thënë të rri i qetë dhe të vë mend për herët e tjera. Shpresoj ta kuptoj gabimin sa më shpejt”
A je i gatshëm të sakrifikohesh në krahun e majtë?
Rolin që më kërkojnë do e bëj në maksimumin tim.