Hysaj: Luajmë vetëm për fitore në San Marino

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në sfidën me San Marinon do të jetë radhan e Elseid Hysaj të mbajë shiritin e kapitenit dhe mbrojtësi  tha se ndihet krenar teksa kërkoi vetëm 3 pikë ndaj rivalëve të tillë si San marino apo Andorra.

“Humbëm me Anglinë, nuk na bëri shumë përshtypje. E dinim që ishte ndeshje e vështirë. Nëse bënim mrekulli do ishte shumë mirë. Kemi menduar për Andorrën dhe San Marinon si ndeshjet më të rëndësishme, kurse për Anglinë të gjithë ëndërronin të luanin dhe rezultati nuk dihej. Do jetë një ndeshje si në Andorrë, kemi parë disa video dhe ata rrinë mbyllur. Kemi folur me trajnerin, por provojmë disa lëvizje që të kemi më shumë raste se në ndeshjen kundër Andorrës.

Normalisht është bukur të jesh kapiten, por që kur merr telefonatën është shumë bukur. Është fantastike të jesh pjesë e grupit. Shiriti të jep ndjesi të bukur dhe duhet respektuar”.

Kapiteni Hysaj pohoi se është ndjesi e bukur për të kur luan në një vend si San Marino ku flitet italisht por theksoi se Shqipëria mund ta provojë të luajë ndaj çdo ekipi.

“Me Anglinë patëm mundësitë tona, por Anglia është Anglia. Me San Marinon duam tre pikët, jemi skuadër e fortë. Marrja e pikëve është shumë e rëndësishme. Është një grup ku mund ta luajmë kundër të gjithëve. Jemi mirë fizikisht dhe psikologjikisht, jemi mësuar të luajmë kaq shpesh. Me Andorrën dhe San Marinon nuk duhen lënë pikë, duhet të bëjmë maksimumin me çdo ekip. Me Anglinë kishim rastet tona, por nuk i shfrytëzuam. Me dy ekipet më lart duhet të shënojmë dhe të vazhdojmë të konkurrojmë për kualifikimin. Duhet vlerësuar maksimalisht kjo ndeshje”  përfundoi lojtari kuqezi në konferencën nga San Marino.

Zjarr Tv Ad