Hyseni: Lufta e popullit shqiptar s’ka pse të pastrohet, fjalimi i Ramës i duhuri

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Skënder Hyseni, ish-kryenegociator për dialogun Kosovë-Serbi, është shprehur se lufta e popullit shqiptar të Kosovës nuk ka pse të pastrohet.

Në një intervistë për Euronews Albania, Hyseni theksoi qeveria e Kosovës, ka shkuar aq larg sa është pajtuar që të themelojë dhe një Gjykatë Speciale, vetëm e vetëm për të pastruar dyshimet që mund të jenë për Kosovën.

“Qeveritë, qoftë ajo e Shqipërisë, qoftë e Kosovës, kanë bërë aq sa është dashur të bëhet. Lufta e popullit shqiptar të Kosovës, për lirinë, pavarësinë e demokracinë, nuk ka pse të pastrohet. Ka qenë lufta më e drejtë dhe më e pastër.

Luftat prodhojnë dhe dëme kolaterale që në të shumtën e rasteve janë përtej fuqisë së njeriut apo individit për të ndikuar. Qeveria e Kosovës ka shkuar aq larg saqë është pajtuar të themelojë një Gjykatë Speciale, që do të veprojë jashtë kufijve të Kosovës vetëm e vetëm për të spastruar dyshimet që dikush mund të ketë për Kosovën”- u shpreh ai.

Hyseni përshëndeti sërish fjalimin e kryeministrit Edi Rama në KiE, duke thënë se fuqia argumentuese e Ramës ishte e duhura.

“Unë e shoh fjalimin e Ramës në kohën e duhur, duhej të përkrahej nga e gjithë politika, sepse ka bërë gjënë e duhur.

Pjesa më e madhe sot e Asamblesë Parlamentare nuk është ajo që ishte para 11 vitesh. Fuqia argumentuese që përmbante Rama, ishte e duhura”- përfundoi ai.

Zjarr Tv Ad