I afërmi i lë çelësat e shtëpisë, 59-vjeçari fsheh drogën

0
419
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Hajri Dervishi, një 59-vjeçar nga Gjirokastra, kishte vendosur të fshihte 90 kilogramë kanabis sativa në banesën e një të afërmi të tij.
59 vjeçari jetonte në lagjen ‘Pllakë’, në qytetin e Gjirokastrës, në një banesë të lënë në mirëbesim nga i afërmi i tij.
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankensat në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka marrë një informacion nga një burim anonim se në lagjen “Pllakë”, Gjirokastër, në banesën e shtetasit H.X., i cili prej dy muajsh jetonte familjarisht në shtetin Grek, kishte lëndë narkotike. Banesa e këtij shtetasi mirëmbahej nga një i afërmi i tij. Në bazë të këtij informacioni u krye kontroll në këtë banesë. Si rezultat i operacionit rezultoi se në një nga ambjentet (qilarin) e shtëpisë u gjet e ambalazhuar në 17 thasë një sasi prej 90 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa dhe një arkë me fishekë.”

Zjarr Tv Ad